Kalulu: Pas asaj që ndodhi ndaj Interit e fika celularin. Shumë folën, por pezullimi mbeti
25 Shkurt 2026 11:38 Alfred Lleshi Pas “Derby d’Italia”, Pierre Kalulu vendosi ta fikte telefonin. “Nuk doja ta ushqeja frustrimin”, – shpjegoi mbrojtësi i Juventusit në një intervistë për “L’Equipe”. Duke u rikthyer tek episodi me Bastonin, ai tha: “Shumë njerëz folën, por në fund pezullimi mbeti dhe është më mirë ta lëmë gjithçka pas”. Shumëkush mendoi se polemikat e ndeshjes së mëparshme, me arbitrimin e La Penna dhe simulimin e Bastonit, ndikuan në humbjen 5-2 ndaj Galatasaray në Stamboll, por Kalulu nuk është dakord: “Nuk besoj se ndodhi kështu, do të dukej sikur po kërkonim justifikime. Thjesht e luajtëm keq ndeshjen”. Gjatë intervistës foli edhe për kombëtaren, ku mungon që nga qershori: “Është maksimumi për çdo lojtar, një ëndërr fëmijërie. Ndihem gati për Botërorin”....
Burimi:
telesport.al