Kalendari i kuqezinjve kulmon me ndeshjen e Kombëtares ndaj Polonisë më 26 mars

Kalendari i kuqezinjve kulmon me ndeshjen e Kombëtares ndaj Polonisë më 26 mars

Me hyrjen e muajit mars rikthehen emocionet kuqezi. Për herë të parë në histori, Kombëtarja A do të luajë në fazën “play-off” të një Kampionati Botëror, duke shënuar një moment kulmor për futbollin shqiptar. Përballë do të jetë Polonia, një kundërshtar me traditë dhe eksperiencë, në një sfidë që do të zhvillohet në Varshavë më 26 mars, ora 20:45. Në varësi të rezultatit të kësaj përballjeje, Shqipëria do të luajë më 31 mars, ora 20:45, ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukrainë/Suedi, me gjithçka që do të vendoset nga dueli i 26 marsit. Edhe Kombëtarja U-21 nis një mision të veçantë ndërkombëtar në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet në një miqësore speciale me përfaqësuesen e Japonisë më 27...