Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Kalendari i javës së 17-të të Abissnet Superiore, spikat klasikja
18 Dhjetor 2025 17:15 Telesport Ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohen të premten dhe të shtunën. Kjo javë e parafundit e kampionatit për vitin 2025 premton sfida mjaft interesante. Të premten luhen tre nga sfidat e kësaj jave. Egnatia pret Partizanin në shtëpi, me ndeshjen që është programuar të nisë në ora 16:30. Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida mes Dinamo City – FK Vora. Sakaq, në 19:30, Teuta luan përballë Flamurtarit në transfertën e Vlorës. Të shtunën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave të 18-të. Klasikja Tirana – Vllaznia do të luhet në ora 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë luhet edhe Bylis – AF Elbasani.