Ka luajtur për 12 vite te Napoli dhe kërkon të rikthehet për të luajtur falas: Ata bënë zgjedhje të tjera
Në një intervistë të fundit të dhënë për “Sky Sport”, Lorenzo Insigne, i kthyer së fundmi në Itali, ku u transferua falas gjatë merkatos të janarit te Pescara në Serie B, ka zbuluar një prapaskenë interesante. Insigne zbuloi se agjenti i tij kishte qenë në kontakt me drejtorin sportiv të Napolit, Giovanni Manna, gjatë merkatos së fundit dimërore mbi një rikthim të mundshëm të kampionit në fuqi të Serie A dhe gjithashtu pretendon se ishte i gatshëm të luante falas. “Rreth 20 ditë më parë, pati një telefonatë mes agjentit tim dhe Giovanni Manna, i cili diskutoi mundësinë e një rikthimi. Unë dhashë disponueshmërinë time për t’u rikthyer dhe për të luajtur falas, por ata bënë zgjedhje të tjera”, tha Insigne. “Për ta përsëritur, nuk...
Burimi:
telesport.al