Juventusi vendos çmimin për Edon Zhegrovën/ Ylli i Kosoves del në merkato
Pas një sezoni zhgënjyes në Torino, duket se Edon Zhegrova do të largohet nga Juventus-i verën e ardhshme. Sipas raportimeve nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” e ka vendosur çmimin për shitjen e tij: 11.4 milionë euro. Pas 445 minutash lojë pa asnjë kontribut në gol, Zhegrova po etiketohet si një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit. Në këto ndeshje, Zhegrova tregoi se ka teknikë të mirë, me lëvizje që janë më shumë në stil të lirë sesa futbolli, por me shumë pak efektivitet, të kombinuara me një aftësi të dobët për të interpretuar ndeshjet nga niveli taktik dhe një prirje edhe më të mangët për mbrojtje. Dy momente të veçanta mbeten në kujtesë: një humbje e kushtueshme e topit gjatë përpjekjes për një driblim...
Burimi:
ntv.al