Juventusi turpërohet në atmosferën e zjarrtë të Stambollit, Gallatasarai i shënon 5 gola
Juventusi është larguar me turp nga Stambolli. Bardhezinjtë nuk kanë rezistuar dot në atmosferën e zjarrtë të krijuar në stadiumin e Gallatasarait. Këta të fundit kaluan të parët në epërsi që në minutën e 15 falë golit të shënuar nga Sara. Vetëm një minutë më vonë Kopmajnersi ktheu baraspeshën, ndërsa në minutën e 32-të ktheu rezultatin në favor të Juventusit. Megjithatë pjesa e dytë e lojës foli e gjitha për Gallatasarai. Langu (49’, 74’), Sançezi (60’) dhe Boej (86’) përmbysën shifrat në 5-2. Një rezultat mjaft i hidhur për gjigantin italian, që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 67 pas daljes me karton të kuq të Kabalit. Ndeshja e kthimit në fazën “play off” të Ligës së Kampionëve do të luhet...
Burimi:
sportekspres.com