Juventusi në kolaps, Spalletti dhe Tudor më keq se Thiago Motta. Ja shifrat e krizës

Juventusi në kolaps, Spalletti dhe Tudor më keq se Thiago Motta. Ja shifrat e krizës

23 Shkurt 2026 12:05 Alfred Lleshi Juventusi i këtij sezoni po përballet me një krizë të thellë sportive. Pas 26 javësh kampionat, ekipi ka rekord alarmues: 1 barazim dhe 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, me mesatare 3 gola të pësuar për ndeshje, eliminim nga çerekfinalet e “Coppa Italia” dhe ecuri europiane pothuajse të komprometuar. Në Serie A, Juventusi renditet i pesti, 4 pikë larg objektivit, vendit të katërt. Kjo shifër është më e keqe se ajo e sezonit 2024-25 nën drejtimin e Thiago Motta, i cili pas 26 javësh kishte 3 pikë më shumë dhe vetëm një humbje. Ndërkohë, trajneri Luciano Spalletti ka përpara sfida të vështira; kalendar të ngjeshur, humbjet, dëmtimet dhe pezullimet. Projekti i tij, me mesatare 1.82 pikë për ndeshje, mund...