Juventusi mendon afrimet/ Prioritet mesfusha, zbulohen objektivat

Juventusi mendon afrimet/ Prioritet mesfusha, zbulohen objektivat

Mesfusha mbetet prioriteti kryesor i Juventusit në merkaton e janarit. Luciano Spalletti kërkon përforcime që t’i lejojnë skuadrës kalimin në skemën 4-2-3-1 ose në mbrojtje me katër lojtarë. Emri më i arritshëm aktualisht është Guido Rodriguez, jashtë planeve te West Ham. Sandro Tonali shihet si objektiv për verën, ndërsa Franck Kessie mbetet një ide e vështirë për shkak të pagës. Interi kërkon shuma të larta për Davide Frattesi. Mes emrave me eksperiencë përmendet edhe Bernardo Silva, në skadencë kontrate me Manchester City. Në dalje, Galatasaray ka shfaqur interes për Teun Koopmeiners. Megjithatë, oferta e përfolur prej 25 milionë eurosh nuk konsiderohet e mjaftueshme nga Juventusi.