Juventusi ka historinë europiane kundër, ja precedentët e pamundur të përmbysjeve italiane

Juventusi ka historinë europiane kundër, ja precedentët e pamundur të përmbysjeve italiane

18 Shkurt 2026 12:05 Alfred Lleshi Para Juventusit, mbrëmjen e së martës në Stamboll tri skuadra italiane kishin pësuar nga 5 gola ose më shumë në ndeshjet e para të Kupavet ë Europës: Lazio më 2000 (5-2 ndaj Valencia), Interi më 2011 (5-2 ndaj Schalke 04) dhe Roma dy herë, më 2018 (5-2 ndaj Liverpool) dhe më 2021 (6-2 ndaj Manchester United). Rezultati përfundimtar? Asnjëra prej tyre nuk arriti të rikthehej në ndeshjet e kthimit, pra ta përmbyste disavantazhin dhe të kualifikohej më tej. Ndeshja në “Allianz Stadium”, kthimi ndaj Galatasaray në “play off”-in e Champions League, mund të jetë hera e parë e tillë. Bardhezinjtë dolën të mundur thellë 5-2 në Stamboll, ndaj do t’iu duhen 3 gola, pa pësuar asnjë, për ta dërguar...