“Juventusi i paparashikueshëm. Osimhen dhe Icardi në formë, mund të luajnë të dy në sulm”

“Juventusi i paparashikueshëm. Osimhen dhe Icardi në formë, mund të luajnë të dy në sulm”

16 Shkurt 2026 10:56 Alfred Lleshi Në prag të sfidës “play off” të Champions League mes Galatasaray dhe Juventusit, trajneri turk dhe ish-lojtari i Interit, Okan Buruk, foli për “Gazzetta dello Sport”: “Spalletti është i paparashikueshëm. Ndonjëherë mbron me katër, ndonjëherë me tre. Forca e Juventusit është në paparashikueshmërinë e sulmuesve. Yildiz është fenomen që e njohim mirë në Turqi, McKennie nuk jep pika referimi. Pastaj është Conceiçao, i cili ka lindur kur unë isha shok skuadre i babait të tij”. Për Galatasaray: “Pas vite suksesesh në vend, duam të afirmohemi në Europë. Tifozët tanë gjatë netëve të Champions-it bëhen të çmendur dhe stadiumi shndërrohet në një zjarr”. Buruk do të mbështetet tek dy ish-lojtarët e Serie A, Icardi dhe Osimhen: “Kur blemë Victor, vendosa...