Juventus tërhiqet nga gara për të transferuar Bernardo Silva-n falas, zbulohet arsyeja
5 Prill 2026 19:26 Telesport Bernardo Silva ka bërë të ditur prej javësh se do të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester City, pas 9 vitesh, ku fitoi çdo trofe të mundshëm. Portugezit i skadon kontrata me “Qytetarët” në qershor, ndaj ai do të largohet falas. Në këtë situatë, për 31-vjeçarin ka një interesim të madh nga shumë klube të njohura, pasi transferimi i një lojtari të një kalibri të tillë falas, është një gjë që ndodh në raste të rralla. Një nga klubet që ka shprehur interes për portugezin është edhe Juventus. Por, mediet italiane bëjnë me dije se bardhezinjtë janë tërhequr nga gara për të transferuar Silva-n, pasi janë të vetëdijshëm se nuk janë në gjendje të paguajnë rrogën e tij...
Burimi:
telesport.al