Juventus siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, mesfushori që i mbaron kontrata te Bayern
2 Prill 2026 20:04 Telesport Juventus pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku bardhezinjtë synojnë të bëjnë disa përforcime, ku i pari duket se do të jetë transferimi i Raphaël Guerreiro, bën të ditur “Tuttosport”. Portugezit i mbaron kontrata aktuale me Bayern në qershor dhe nuk do të ketë rinovim, ndaj do të largohet si lojtar i lirë. 32-vjeçari mund të luajë si mesfushor dhe si mbrojtës i majtë, cilësitë dhe aftësitë e tij përshtaten më së miri me profilin që kërkon Juventus për mesfushën dhe mbrojtjen. Problemi i vetëm që mbetet për t’u zgjidhur ende është rroga e lojtarit. Portugezi te Bayern paguhet 4.2 milionë euro në vit, ndërkohë që propozimi i bardhezinjve nuk i kalon 3 milionë eurot. Përveç Juventusit,...
Burimi:
telesport.al