Juventus siguron përforcimin e parë për sezonin e ri, gjen gjuhën e përbashkët me mesfushorin që luan në Bundesligë
9 Shkurt 2026 19:50 Telesport Juventus mesa duket ka siguruar që tani përforcimin e parë për sezonin e ri. “Corriere dello Sport” zbulon se bardhezinjtë kanë rënë parimisht dakord dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale me mesfushorin austriak të Leipzig, Xaver Schlager. 28-vjeçarit i skadon kontrata me klubin gjerman në fund të këtij sezoni dhe ai do të largohet si lojtar i lirë, një arsye më shumë për Juventusin për të siguruar shërbimet e tij. Schlager është një titullar i rregullt te Leipzig dhe te kombëtarja austriake si dhe gëzon cilësi të mira fizike dhe taktike, që e bëjnë atë një opsion tërheqës për mesin e fushës.
Burimi:
telesport.al