Juventus shpreson te mrekullia, Real dhe PSG për të bërë detyrën. FORMACIONET ZYRTARE

Juventus shpreson te mrekullia, Real dhe PSG për të bërë detyrën. FORMACIONET ZYRTARE

Janë publikuar formacionet zyrtare për tri sfidat e mbrëmjes dhe të fundit për play-offin në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid pret Benfica-n. Madrilenët kanë fituar 0-1 në ndeshjen e parë në transfertë, në një situatë shumë të tensionuar me debatin që vazhdon ende, për thirrjet raciste të Gianluca Prestianni ndaj Vinicius Junior. Real Madrid ka disa mungesa shumë të rëndësishme në këtë takim, duke nisur nga Kylian Mbappe, për të vazhduar me Rodrygo, Dean Hujisen, Dani Ceballos, Eder Militao dhe Jude Bellingham. Në vend të Mbappe, do të luajë Gonzalo Garcia. REAL MADRID XI: Courtois; Trent, Rüdiger, Asencio, Carreras; Camavinga, Tchouameni, Valverde, Güler; Vinicius, Gonzalo BENFICA XI: Trubin; Dedic, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Richard Ríos, Barreiro; Rafa Silva, Aursnes, Schjelderup; Pavlidis Në “Allianz...