Juventus shpëton në fund, Lazios i ikën fitorja prej duarsh. Zhegrova luan një pjesë loje (video)

Juventus shpëton në fund, Lazios i ikën fitorja prej duarsh. Zhegrova luan një pjesë loje (video)

Juventus ka barazuar 2-2 ndaj Lazio-s, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 24-të në Serie A. Fillimisht bardhezinjtë gjetën golin me Teun Koopmeiners në minutën e 26-të, pas një goditjeje nga distanca nga mesfushori holandez, por goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Daniel Maldini, i pari për të me fanëllen e Lazios, ishte veterani Pedro që dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për bardhekaltrit. Luciano Spalletti e nis pjesën e dytë direkt me një zëvendësim, del Juan Cabal dhe futet Edon Zhegrova. Lazio e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke dyfishuar shifrat me Gustav Isaksen, pas një aksioni...