Juventus-Roma, zhbllokohet në fund të pjesës së parë. Ylli portugez nderon bardhezinjtë (video)

Juventus-Roma, zhbllokohet në fund të pjesës së parë. Ylli portugez nderon bardhezinjtë (video)

20 Dhjetor 2025 21:40 Telesport Juventus-Roma, supersfida e javës së 16-të në Serie A është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë, pas 45 minutave të para në “Allianz Stadium”. Minutat e para dhe në vazhdim ishin të qeta për të dy ekipet, pa ndonjë rrezik konkret. Kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola, ishte Francisco Conceicao që mendoi ndryshe. Pas një aksioni të bukur, Kenan Yildiz futet bukur në zonë dhe pason për Andrea Cambiaso, i cili asiston me një prekje magjike për Francisco Conceicao, portugezi me një goditje të bukur me të majtën, dërgon topin në rrjetë, në minutën e 43-të. Përsa i përket Edon Zhegrovës, edhe sot fantazisti i Kosovës gjendet në stol dhe mbetet për t’u parë...