Juventus nuk heq dorë nga rikthimi i Kolo Muani, por është kundër propozimit të PSG
4 Shkurt 2026 19:51 Telesport 10 gola në 22 ndeshje në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube, mjaftuan për të bindur se Kolo Muani ishtë sulmuesi i duhur për Juventusin. Por, PSG gjeti marrëveshjen me Tottenham dhe francezi u huazua te londinezët gjatë verës së shkuar. Gjatë merkatos dimërore, Juventus tentoi sërish rikthimin e Kolo Muani, por Tottenham refuzoi të ndërpriste huazimin e tij që tani. “Calciomercato.com” por edhe burime të tjera të medieve italiane zbulojnë se Juventus do të tentojë në verën e ardhshme rikthimin përfundimtar të Kolo Muani, por jo duke sakrifikuar Khephren Thuram. Burimet e ndryshme zbulojnë se PSG ka kërkuar përfshirjen e mesfushorit francez të bardhezinjve në marrëveshjen për Kolo Muani, por ky...
Burimi:
telesport.al