Juventus nis javën vendimtare të sezonit, trajneri Spalletti pret lajme nga infermieria për dy titullarë
23 Shkurt 2026 8:57 Telesport Pas humbjes kundër Como në kampionat, Juventus tani i kthen sytë nga ndeshja e kthimit e fazës eliminatore të Champions League kundër Gallatasaraj. Ndeshja do të luhet në Torino të mërkurën në mbrëmje. Sfida e parë në Turqi u fitua 5-2 nga vendasit, ndaj për bardhezinjtë e trajnerit Luciano Spalletti nis një jave vendimtare për sezonin, që do të përfundojë me ndeshjen e Serie A kundër Roma, në Olimpico. Juventus ka shtatë ditë për të luajtur jo vetëm për fushatën e tyre aktuale evropiane, por edhe për një shans të mirë për të përfunduar në vendin e katërt në Serie A dhe situate nuk duket shumë pozitive. Në prag të ndeshjes së Champions, gjendja e Yildiz mbetet për t’u vlerësuar....
Burimi:
telesport.al