Juventus me gjest të bukur për Edon Zhegrovën, para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovakisë (foto)

Juventus me gjest të bukur për Edon Zhegrovën, para ndeshjes së Kosovës ndaj Sllovakisë (foto)

26 Mars 2026 18:07 Telesport Sonte në mbrëmje, Kosova do të përballet me Sllovakinë me shpresën për të vazhduar akoma me shanset për të siguruar një biletë për Kupën e Botës 2026. Pavarësisht minutave të pakta që ka pasur në dispozicion, Juventus nuk ka ngurruar të urojë Edon Zhegrovën për takimin e sotëm, duke i uruar shumë fat. “Paç fat, Edon! Kosova udhëton për t’u përballur me Sllovakinë sonte në mbrëmje në gjysmëfinalen e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 🇸🇰🆚🇽🇰”, shkruhet në reagimin zyrtar të klubit bardhezi. Në rast se Kosova eliminon Sllovakinë, do të përballet në finalen e fundit me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.