Juventus, kontratë deri më 2030 dhe rrogë më shumë se e trefishuar. Dita e firmës për Yildiz

Juventus, kontratë deri më 2030 dhe rrogë më shumë se e trefishuar. Dita e firmës për Yildiz

7 Shkurt 2026 9:17 Alfred Lleshi Është dita e firmës. Kenan Yildiz përgatitet të lidhet edhe më fort me Juventusin. Numri 10 bardhezi është një element themelor për skuadrën e Luciano Spallettit. Fantazi dhe lëvizje të rëndësishme, por edhe gola dhe asiste. Në sezonin aktual, lojtari ka qenë vendimtar në disa raste, duke shënuar gjithsej 9 gola dhe dhënë 8 asiste në kompeticionet e ndryshme ku është aktivizuar. Shifra që vërtetojnë talentin e një futbollisti, i cili është rritur dhe bërë vendimtar me fanellën bardhezi. Tashmë ai po përgatitet për rinovimin e kontratës. Siç shkruan edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Yildiz do të firmosë rinovimin deri në vitin 2030. Përveç zgjatjes së kontratës, ai do të përfitojë një rritje të konsiderueshme page, e...