Burimi:
telesport.al

Foto © telesport.al
Juventus kontakton zyrtarisht klubin e njohur, bardhezinjtë duan të bëjnë “bingo” për janarin
5 Janar 2026 16:12 Telesport Ajo që përflitej prej ditësh, tashmë është edhe e konfirmuar. Mediet italiane bëjnë me dije se Juventus ka kontaktuar zyrtarisht Liverpool-in për transferimin e mundshëm të Federico Chiesa. Italiani po luan një rol dytësor te Liverpool, ndaj bardhezinjtë duan të përfitojnë nga rasti dhe të rikthejnë sulmuesin në Serie A, aty ku më parë ka qenë pikërisht edhe pjesë e Juventusit. Propozimi i Juventusit do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e klubit apo vetë lojtarit. Ditët në vijim pritet të ketë bisedime dhe zhvillime më të avancuar mes palëve.



