Juventus-Galatasaray rikthen kujtimet/ Nga eliminimi i hidhur te përplasja Spalletti-Icardi
Juventusi do të përballet me Galatasaray-n në fazën “playoff” të Champions League, sipas shortit të hedhur në Nyon. Përballja rikthen kujtime të vështira për bardhezinjtë, të lidhura me eliminimin e vitit 2013 në Stamboll. Atëherë, një gol i Wesley Sneijder i mohoi Juventusit kualifikimin në fazën pasardhëse. Në aspektin aktual sportiv, Luciano Spalletti do të gjejë përballë dy lojtarë me të cilët ka histori të mëparshme. I pari është Victor Osimhen, ish-lojtari i tij te Napoli. Ndryshe është historia mes Spallettit dhe Mauro Icardit. Dyshja ka punuar së bashku te Interi, por marrëdhënia u përkeqësua ndjeshëm gjatë sezonit 2018/19, për shkak të situatave jashtë fushës që lidhen me rinovimin e kontratës së sulmuesit argjentinas. Deklaratat publike të rrethit të lojtarit krijuan tension në ambientin zikaltër,...
Burimi:
sot.com.al