Juventus fiton supersfidën ndaj Romës, Zhegrova protagonist në golin e dytë (video)

Juventus fiton supersfidën ndaj Romës, Zhegrova protagonist në golin e dytë (video)

Juventus ka mposhtur Romën 2-1 në supersfidën e javës së 16-të në Serie A, e luajtur në “Allianz Stadium”. Kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola, ishte Francisco Conceicao që mendoi ndryshe. Pas një aksioni të bukur, Kenan Yildiz futet bukur në zonë dhe pason për Andrea Cambiaso, i cili asiston me një prekje magjike për Francisco Conceicao, portugezi me një goditje të bukur me të majtën, dërgon topin në rrjetë, në minutën e 43-të. Në minutën e 60-të, autori i golit të parë, Francisco Conceicao largohet i dëmtuar në vendin e tij futet Edon Zhegrova. Në minutën e 70-të, Zhegrova ishte protagonist në golin e dytë të Juventus. Fantazisti dardan kroson në zonë për Weston McKennie, i...