Juventus e nis vitin 2026 me zhgënjim. Zhegrova luan 45 minuta, Jonathan David e dreqos nga pika e bardhë e penalltisë (video)

Juventus e nis vitin 2026 me zhgënjim. Zhegrova luan 45 minuta, Jonathan David e dreqos nga pika e bardhë e penalltisë (video)

3 Janar 2026 19:54 Telesport Juventus e ka nisur me zhgënjim vitin 2026 duke barazuar në ndeshjen e parë 1-1 ndaj Lecce, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 18-të. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për Lecce-n, falë golit të Lameck Banda, aps një topi të humbur në zonë në mënyrë fatale nga Andrea Cambiaso. Sulmuesi nga Zambia nuk fali dhe mposhti Di Gregorio-n. Pjesa e dytë nis me ndryshime te bardhezinjtë, Zhegrova futet në vendin e Conceicao. Në minutën e 49-të, Weston McKennie barazoi shifrat për Juventusitn, pas asistit të Kenan Yildiz. Në minutën e 66-të, Juventus kishte shansin e artë të kalonte në avantazh, por Jonathan David gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u...