Juventus e mbyll vitin me fitore, bën detyrën ndaj Pisa dhe futet në valle për titullin (video)

Juventus e mbyll vitin me fitore, bën detyrën ndaj Pisa dhe futet në valle për titullin (video)

27 Dhjetor 2025 22:39 Telesport Juventusi e ka mbyllur vitin 2025 me fitore. Bardhezinjtë e drejtuar nga Luciano Spalleti kanë fituar 0-2 në transfertën ndaj Pisa, e vlefshme për javën e 17-të në Serie A. Pavarësisht se kishte përballë një ekip që renditet në vendin e 19-të, Juventusi vuajti jashtëzakonisht shumë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 73-të, falë një autogoli. Një top i Weston McKennie brenda zonës për Pierre Kalulu’, devijohet në portën e tij nga Idrissa Toure.  Kenan Yildiz vulosi fitoren 0-2 për Juventusi, me golin e tij në minutat shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti i Jonathan David, për të cilin u desh edhe konfirmimi i VAR-it për ta quajtur të...