Juventus befasohet në fund të pjesës së parë, sulmuesi veteran hesht “Allianz Stadium” (video)

Juventus befasohet në fund të pjesës së parë, sulmuesi veteran hesht “Allianz Stadium” (video)

8 Shkurt 2026 21:40 Telesport Juventus po përballet me Lazio-n për javën e 24-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për bardhekaltrit, falë një goli të shënuar në shtesë. Fillimisht bardhezinjtë gjetën golin me Teun Koopmeiners në minutën e 26-të, pas një goditjeje nga distanca nga mesfushori holandez, por goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në fund të pjesës së parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Daniel Maldini, i pari për të me fanëllen e Lazios, ishte veterani Pedro që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN