Juve tenton tri pikë për vendin e tretë, sot luhet edhe Xhenoa- Kaljari
Xhenoa- Kaljari (18:30) dhe Juventus -Kremoneze (20:45) janë dy ndeshjet e sotme të javës së 20-të në Serie A. Te dueli i parë, ligurianët e Xhenoas e kanë domosdoshmëri fitoren ndaj sardëve pasi zona e kuqe aktualisht qëndron vetëm dy pikë larg (Fiorentina). tri pikë sot do të thotë që barazojnë me pikë (19) pikërisht Kaljarin. Ndërkohë në mbrëmje Juventus ka në program duelin me Kremonezën. Edhe bardhezinjtë duan tri pikë për të qëndruar te zona Champions e parë nga kreu që mbahet ngushtë nga Inter. Sakaq në La Liga, ka vetëm një takim të xhiro së 19-të. Ai i takon çiftit Sevilja- Selta Vigo e programuar për në orën 21:00./Sportiim.al/ Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al