Juve, sakrificë e dyfishtë për “revolucionin” në sulm. Ja strategjia “2×2” në merkato

Juve, sakrificë e dyfishtë për “revolucionin” në sulm. Ja strategjia “2×2” në merkato

18 Mars 2026 13:48 Alfred Lleshi Nëse Dusan Vlahovic duket shumë pranë rinovimit, Juventusi po punon për ta revolucionarizuar sulmin në sezonin e ardhshëm. Performancat e David dhe Openda po e shtyjnë klubin të eksplorojë alternativa për t’i dhënë Spallettit përforcime që garantojnë konkurrencë në nivelet më të larta, në Serie A dhe Europë. Bëhet fjalë për dy emra të rinj, por edhe të njohur për bardhezinjtë. Për Kolo Muani, situata është më konkrete. Ai luajti 6 muaj te Juve, sezonin e kaluar (22 ndeshje, 10 gola), duke lënë kujtime shumë pozitive. Klubi donte ta mbante, por negociatat me PSG dështuan dhe ai shkoi te Tottenham. Në qershor rikthehet te PSG, që dëshiron ta shesë përfundimisht, pasi nuk është në planet e Luis Enrique. Sipas...