Juve dhe Milani duan Lewandowski, reagon Laporta: Gati të blejmë një sulmues tjetër
17 Mars 2026 12:43 Alfred Lleshi E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona mbetet në dyshim, mes rinovimit dhe interesit të Milanit e Juventusit për të. Presidenti Joan Laporta ka lënë të kuptohet se mund të blejë Harry Kane si zëvendësues luksi, duke thënë se “ka të njëjtën moshë sa Lewandowski kur e morëm ne…” Edhe pse Barcelona dëshiron ta mbajë polakun, “nëse ai do të qëndrojë”, pas pranimit të një roli rotacioni me Ferran Torres, presidenti Laporta nuk përjashton ndërhyrje drastike në merkato nëse Lewandowski vendos të provojë veten në Serie A. Disponibiliteti i Laportës për të investuar te një lojtar i nivelit të bomberit anglez të Bayern Munich, i konsideruar trashëgimtari ideal i polakut për moshë dhe kualitet, rrit shpresat e Milanit dhe...
Burimi:
telesport.al