Julian Alvarez? Jo, jo! Hansi Flick ka një tjetër emër në mendje si zëvendësues i Lewandowski-t
24 Shkurt 2026 19:18 Telesport Tashmë dihet që objektivi madhor i Barcelonës për verën e ardhshme është transferimi i Julian Alvarez nga Atletico Madridi, argjentinasi shihet si zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowski-t. Polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndaj lind nevoja për një zëvendësues të denjë. Alvarez është objektivi kryesor i drejtuesve të klubit, pasi dëshira e madhe e Hansi Flick është dikush tjetër. Mediet spanjolle zbulojnë se trajneri gjerman i Barcelonës është i “dashuruar” marrëzisht pas Erling Haaland dhe e sheh atë si profilin ideal për sulmin e katalanasve. Norvegjezi ka të gjithë aftësitë për t’u përshtatur në mënyrë ideale me sistemin e lojës së Flick, por transferimi i sulmuesit norvegjez është thjesht një objektiv i paarrtishëm. Edhe...
Burimi:
telesport.al