Joshua vs Paul/ Britaniku: E bëj për të mirën e boksit; Replikon amerikani: Do të jetë tronditja më e madhe në histori
Më 19 dhjetor, në Majemi do të zhvillohet dueli mes ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Anthony Joshua dhe amerikanit Jake Paul, personazhit të famshëm të YouTube. Një duel me 8 raunde, më së shumti një show. Në konferencën për shtyp zhvilluar sot, Jake Paul beson se është më i rëndësishëm për boksin sesa Anthony Joshua. Madje ai këmbënguli që tifozët e sportit duhet “të duan që unë të fitoj” ndeshjen mes tyre në Miami. Dy boksierët shkëmbyen mesazhe në konferencën e fundit për shtyp përpara duelit. Joshua kthehet në ring për herë të parë që nga humbja me KO ndaj Daniel Dubois në shtator 2025, ndërsa Paul po zhvillon duelin e tij të 14-të në boks pas një fitoreje me pikë ndaj...