Joshua rrëfehet pas aksidentit: Ajo që ndodhi ishte tragjike, por misioni im duhet të vazhdojë
Boksieri britanik Anthony Joshua ka bërë një homazh emocional për dy miqtë e tij që vdiqën në një aksident me makinë në Nigeri. Ish-kampioni I botës në peshën e rëndë ishte në automjet me Sina Ghami dhe Latif “Latz” Ayodele kur ata humbën jetën në përplasje. Vetë Joshua pësoi lëndime të lehta. Pasi regjistroi një fitore ndaj Jake Paul në një ndeshje në dhjetor, Joshua ishte në Nigeri duke vizituar familjen kur ndodhi tragjedia. Joshua pranoi se kishte kaluar një “kohë traumatike” ndërsa foli publikisht në një video në mediat sociale për humbjen. “U kthyem në shtëpi, shkuam të shihnim familjet tona dhe gjithçka u përmbys përmbys. Kjo ishte një rrethanë kaq e paparashikuar, që ishte jashtë kontrollit tonë. Humbëm dy burra të shkëlqyer, njerëz...
Burimi:
telesport.al