Joshua del nga spitali tri ditë pas aksidentit, do të marrë trajtim mjekësor nga shtëpia

Joshua del nga spitali tri ditë pas aksidentit, do të marrë trajtim mjekësor nga shtëpia

1 Janar 2026 15:51 Telesport Boksieri britanik Anthony Joshua është larguar nga spitali më pak se tre ditë pas një aksidenti me makinë në Nigeri, nga i vili humbën jetën dy persona, të dy miq të ngushtë të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë. Joshua do të vijojë periudhën e rikuperimit nga disa plagë pas aksidentit në shtëpinë e tij në Nigeri. Kjo është konfirmuar nga një deklarate e qeverisë rajonale të Lagosit dhe Ogunit, vendi ku ndodhi aksidenti. 36-vjeçari po udhëtonte në pjesën e pasme të një makine kur ajo goditi një kamion të stacionuar në një rrugë kryesore pranë Lagosit. Nga ky aksident humbën jetën miqtë e tij Kevin ‘Latif’ Ayodele dhe Sina Ghami. Ayodele ishte trajneri personal për Joshuan dhe Ghami,...