John Stones drejt Interit, por zikaltrit janë në mëdyshje për anglezin. Ja arsyeja

John Stones drejt Interit, por zikaltrit janë në mëdyshje për anglezin. Ja arsyeja

4 Korrik 2026 22:10 Telesport Sipas raportimeve të shumta të medieve italiane dhe atyre angleze, përfaqësuesit e John Stones i kanë ofruar Interit lojtarin e tyre. Anglezi ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City, pasi i skadoi kontrata në fund të qershorit. Një nga klubet që është përfolur së fundmi për të ardhmen e Stones është edhe Interi. Megjithatë, zikaltrit janë në dyshime për transferimin e anglezit për dy arsye. Së pari, Inter është në kërkim të një mbrojtësi të ri, pasi i thanë lamtumirë Stefan de Vrij dhe Francesco Acerbi në fund të kontratave të tyre. Një alternativa shumë e mirë duket se është Trevoh Chalobah, për të cilin Chelsea kërkon 30 milionë euro. Për 26-vjeçarin anglez ka interes konkret...