Jo vetëm “Special One”…; ja pse José Mourinho është edhe “Special Red”
Karakteri i José Mourinhos është prej kohësh i njohur në botën e futbollit. Një trajner me temperament të lartë, që ka lënë shumë episode të paharrueshme. Që nga largimi i tij nga Anglia, numri i kartonëve të kuq për të është rritur ndjeshëm; nga 4 përjashtime mes viteve 2013-2021, në 10 “skuqje” nga ai vit deri më 2026. Në periudhën e dytë në Angli u përjashtua kundër Cardiff për protesta ndaj arbitrit Anthony Taylor dhe më pas ndaj West Ham, ku u largua edhe trajneri i portierëve Silvino Louro. Te Manchester United mori të kuq pas akuzave për sjellje të papërshtatshme, ndërsa kulmi erdhi kundër Burnley, pas protestave ndaj Mark Clattenburg për një penallti të dyshimtë ndaj Matteo Darmian. Përjashtimi i fundit në Angli erdhi...
Burimi:
telesport.al