Jo vetëm rinovim, Tuchel përfiton rritje page tek Anglia

Jo vetëm rinovim, Tuchel përfiton rritje page tek Anglia

Thomas Tuchel ka rinovuar kontratën me përfaqësuesen e Anglisë deri në vitin 2028, duke u bërë një nga trajnerët më të paguar në nivel ndërkombëtar. Ai mori drejtimin e ekipit në janar 2025, pas largimit të Gareth Southgate. Objektivi i parë u arrit me kualifikimin e Anglisë për herë të tetë radhazi në Kupa e Botës. Skuadra mbylli fushatën kualifikuese me tetë fitore në tetë ndeshje dhe pa pësuar gol. Kualifikimi u sigurua matematikisht pas fitores 5-0 ndaj Letonisë në Riga. Me kontratën e re, paga e Tuchelit do rritet ndjeshëm krahasuar me 5.8 milionë eurot që përfitonte më parë, duke e afruar me nivelin e Carlo Ancelotti. Federata Angleze konfirmon kështu vazhdimësinë e projektit teknik përtej Botërorit që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë...