Jo vetëm Maignan…, Milani nxiton edhe negociatat për rinovimin e Pavlović
29 Janar 2026 13:54 Alfred Lleshi Jo vetëm Mike Maignan. Në javët e fundit, Milani ka bërë hapa të rëndësishëm dhe vendimtarë në negociatat për rinovimin e portierit francez, i cili në ditët në vijim pritet të firmosë zgjatje deri më 2031 (ose 2030 me opsion për një vit tjetër). Pasi të mbyllet çështja “Maignan”, klubi kuqezi do të vazhdojë me rinovimet dhe emri i radhës mund të jetë Strahinja Pavlovic. Kontrata e mbrojtësit serb skadon aktualisht më 2028, ndërsa ideja e Milanit është ta zgjasë deri më 2031, me rritje të pagës. Negociatat janë në zhvillim, me drejtorin sportiv Igli Tare dhe trajnerin Massimiliano Allegri që i vlerësojnë shumë cilësitë e serbit. Rinovimi synon edhe të largojë interesimet e fundit nga Premier League, prej...
Burimi:
telesport.al