Jo vetëm eliminimin nga Champions League, por Atletico Madrid ka dhe një tjetër objektiv të madh që lidhet me Barcelonën

Jo vetëm eliminimin nga Champions League, por Atletico Madrid ka dhe një tjetër objektiv të madh që lidhet me Barcelonën

5 Prill 2026 18:49 Telesport Mbrëmë, Barcelona fitoi pjesën e parë të “triologjisë” ndaj Atletico Madridit, me shifrat 1-2 në transfertën në “Metropolitano”, e vlefshme për La Liga. Tashmë dy ekipet do të ndeshen brenda një javë në çerekfinalet e Champions League. “Mundo Deportivo” zbulon se plani i Atletico Madridit është për një goditje të dyfishtë ndaj Barcelonës. E para është eliminimi nga Champions League, e dyta lidhet me transferimin e mundshëm të Ferran Torres. Sulmuesi i cili ka shënuar 16 gola këtë sezon me katalanasit, është një nga emrat e bujshëm që pritet të ndryshojë ekip në verë, duke ditur që kontrata e tij aktuale me Barcelonën skadon në vitin 2027 dhe deri tani nuk është folur për ndonjë rinovim të mundshëm. Një nga...