“Jepni barazi sportive, jam shqiptar e jo serb”, Dede shpjegon pse nxorri pasaportën shqiptare në Kosovë: E përdorën VAR-in për orendi shtëpiake

“Jepni barazi sportive, jam shqiptar e jo serb”, Dede shpjegon pse nxorri pasaportën shqiptare në Kosovë: E përdorën VAR-in për orendi shtëpiake

Nevil Dede është duke vijuar karrierën e tij në Kosovë, ku po drejton ekipin e Ferizajit. Ish-mbrojtësi shqiptar ishte i pranishëm në emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Dede ka sqaruar edhe episodin që u përfol në media, nxjerrjen e pasaportës shqiptare në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Ai ka thënë se ai veprim erdhi pas një arbitrimi të dobët, ku ekipit të tij i është mohuar një gol dhe një penallti. Sipas tij, ishte një mënyrë për t’i thënë trupës së arbitrave se nuk meritonte një padrejtësi të tillë, pasi është shqiptar dhe jo serb. “Ka një grup lojtarësh shumë cilësor. Një klub i organizuar. Jo më kot ka pasur suksese. Janë seriozë në çdo komponentë të klubit. Një...