“Jemi Interi, nuk mund të gjejmë justifikime”, Suçiç pas humbjes: Fusha ishte njësoj si për ne, edhe për ata
Bodo/Glimti ka befasuar Interin në ballafaqimin e parë mes tyre në fazën “play off” të Ligës së Kampionëve. Norvegjezët fituan në shtëpinë e tyre me shifrat 3-1, i cili ishte një rezultat i papritur për opinionin sportiv. Fusha me bar sintetik është listuar si një arsye për këtë rezultat, por Petar Suçiçi nuk kërkon të gjejë justifikime. Mesfushori i zikaltërve ka thënë për “Inter TV” pas përfundimit të ndeshjes se fusha ishte e njëjta për të dy ekipet dhe nuk mund të përdoret si alibi. “Duhet ta rishikoj ndeshjen dhe të përpiqem të analizoj se çfarë ndodhi. Duhet t’i kuptojmë gabimet dhe mos t’i përsërisim ato në ndeshjen e kthimit. Patjetër që duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje dhe më klinikë në zonën...
Burimi:
sportekspres.com