Jean Todt: M’u desh vetëm një ditë për të bindur Schumacher për të firmosur me Ferrari
Rindërtimi është një fjalë që është shoqëruar shumë herë me Ferrari, me tifozët që ëndërrojnë një rikthim në sukses pas një pritjeje gati 20-vjeçare. Seria e fundit fituese e “kokëkuqes“ filloi në vitin 1999, viti i gjashtë i Jean Todt në krye dhe sezoni i katërt i Michael Schumacher në Maranello: një kampionat botëror për konstruktorë, që i dha fund një thatësire prej 16 sezonesh për Ferrari. Tullë pas tulle, Todt rindërtoi një ekip në rrëmujë dhe i dha jetë të re një mjedisi të dëshpëruar. Viti vendimtar ishte viti 1996, kur ai e solli kampionin e atëhershëm Michael Schumacher (që kishte fituar 2 tituj kampionë bote), falë një marrëveshjeje shumë të shpejtë: të dy nënshkruan kontratën brenda një dite të vetme. “Brenda një ekipi,...
Burimi:
telesport.al