Javë vendimtare për Milanin, kuqezinjtë do të bëjnë goditjen e fundit për merkaton e janarit

Javë vendimtare për Milanin, kuqezinjtë do të bëjnë goditjen e fundit për merkaton e janarit

26 Janar 2026 19:26 Telesport Milan nuk do të mjaftohet vetëm me transferimin e Niclas Füllkrug, por do të bëjë edhe një goditje tjetër në sulm brenda merkatos së janarit, e cila mbyllet më datën 2 shkurt. Kjo javë është shumë vendimtare për kuqezinjtë, pasi është mudnësia e fundit për të siguruar sulmuesin anësor, mjaft të kërkuar nga Max Allegri. Trajneri i kuqezinjve beson se është e nevojshme të përmirësohet cilësia në krahë dhe ka kërkuar një nënshkrim të fundit në këtë zonë të fushës nga drejtuesit e klubit. Ende nuk bëhet i ditur ndonjë emër konkret, por Igli Tare dhe pjesa tjetër e drejtuesve të Milanit nuk kanë shumë kohë për të plotësuar kërkesën e Allegri-t.