Java e 30-të pritet të ketë duele vendimtare për mbijetesën por edhe për kreun

Java e 30-të pritet të ketë duele vendimtare për mbijetesën por edhe për kreun

Kampionati ndodhet në fazën e katërt dhe të fundit, pra janë duele vendimtare si në kryesim, ashtu dhe në fundtabelë. Për më tepër ka duele direkte në të dy skajet e renditjes që e bëjnë garën në këtë pikë sa interesante aq dhe të tensionuar. Luhet për objektivat sezonale dhe pritet rivalitet i shtuar nga të gjitha skuadrat në garë. Në fakt, Kategoria Superiore do të ndalet për shkak të impenjimeve të Kombëtares, për t’u kthyer vetëm në muajin prill me ndeshjet e radhës, ato të javës së 30-të të cilat janë të rëndësishme për çdo objektiv të mundshëm në klasifikimin e kampionatit. Dy duelet më të ethshme për kreun janë padyshim Partizani-Vllaznia dhe Dinamo-Elbasani, ku skuadrat në luftë për “Final Four” përballen me ekipet...