Java e 30-të në Abissnet Superiore mbyllet me fitoren e Vorës ndaj Teutës, ja si ndryshon renditja (foto)
5 Prill 2026 17:11 Telesport Java e 30-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë të diel me ndeshjen Vora – Teuta, e cila përfundoi me fitoren minimale të skuadrës vendase 1–0. Kjo javë nisi të premten me përballjen Flamurtari – Tirana, që u mbyll në barazim 1–1, një rezultat që mban të hapur garën në zonën e mbijetesës. Të shtunën u zhvilluan tre sfida të tjera. Egnatia fitoi bindshëm ndaj Bylisit me rezultatin 3–0 në Rrogozhinë. Në “Arenën e Demave”, Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë duke mposhtur Partizanin 2–0 dhe duke ruajtur vendin e parë në renditje. Në ndeshjen e mbrëmjes të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City triumfoi 4–1 ndaj AF Elbasanit. Pas përfundimit të javës së 30-të,...
Burimi:
telesport.al