Java e 22-të e “Abissnet Superiore” premton spektakël, Vllaznia & AF Elbasani luajnë në transfertë, Egnatia pret Tiranën
Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në fundjavë dhe pritet të ofrojë përballje interesante në luftën për objektivat sezonale. Takimi i parë i ditës së shtunë është ai mes Vorës dhe Flamurtarit, që do të luhet në orën 13:30 në stadiumin “Vora”. Një sfidë e fortë mes dy skuadrave që synojnë tre pikët për të përmirësuar pozitat në renditje. Në orën 16:30, në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani do të përballet me AF Elbasanin. Një ndeshje e shumëpritur, ku të dyja skuadrat hyjnë në fushë me synimin për fitore. AF Elbasani ndodhet vetëm një pikë larg kreut të renditjes, ndërsa Partizani kërkon të reagojë pas humbjes së fundit ndaj Vllaznisë. Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të luhet në...
Burimi:
sportekspres.com