Java e 21-të e Kategorisë së Parë: Barazim në dy sfidat e sotme, ja si ndryshon renditja
Java e 21-të e kampionatit Kategoria e Parë u zhvillua gjatë fundjavës. Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, u ndalën në transfertë nga Korabi, me sfidën e zhvilluar në stadiumin “Korabi” që u mbyll pa gola. Një barazim që mban korçarët në krye të renditjes, por që ngushton diferencën me ndjekësit. Laçi përfitoi maksimalisht nga kjo javë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjes. Suksesi 1-0 në stadiumin “Roza Haxhiu” i mundëson skuadrës kurbinase të afrohet ndjeshëm me kryesuesit, duke e çuar diferencën në vetëm 3 pikë. Pogradeci u ndal në Fier nga Apolonia, në një ndeshje spektakolare që përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Kastrioti regjistroi një fitore të vlefshme përballë Kukësit, duke triumfuar 2-1 në takimin e së shtunës. Të dielën, java u...
Burimi:
telesport.al