Java e 20-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci marrin fitoret e radhës, triumfojnë edhe Iliria, Burreli & Kukësi

Java e 20-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci marrin fitoret e radhës, triumfojnë edhe Iliria, Burreli & Kukësi

Java e 20-të e kampionatit të Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshje të luftuara dhe rezultate që konfirmojnë rivalitetin dhe intensitetin e këtij sezoni. Takimet u zhvilluan të ndara në tre ditë, duke ofruar emocione dhe interes në çdo përballje. Java u hap të premten me suksesin e Skënderbeut, që triumfoi 2-1 ndaj Kastriotit në stadiumin “Skënderbeu”, duke vijuar ecurinë pozitive dhe duke forcuar pozitat në krye të renditjes. Të shtunën u luajtën katër takime, të gjitha në orën 13:30. Laçi fitoi minimalisht 1-0 përballë AF Luftëtarit, ndërsa Kukësi mori tre pikë të rëndësishme ndaj Besës me të njëjtin rezultat. Në Pogradec, vendasit fituan 3-1 ndaj Korabit, duke konfirmuar formën e mirë, ndërsa Iliria triumfoi 2-0 ndaj Apolonisë. Java u mbyll sot me sfidën...