Java e 20 e Superiores do të luhet të dielën dhe të hënën, spikat përballja mes Egnatias dhe Elbasanit

Java e 20 e Superiores do të luhet të dielën dhe të hënën, spikat përballja mes Egnatias dhe Elbasanit

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të dielën dhe të hënën me ndeshjet e javës së 20-të. Dy takimet e para të kësaj jave do të luhen të dielën në orën 17:00. Në “Egnatia Arena”, Egnatia pret AF Elbasanin në një përballje spektakolare mes dy vendeve të para në renditje. Një sfidë me interes të veçantë, ku objektivi i të dyja ekipeve është fitorja. Egnatia synon të reagojë pas humbjes ndaj Vllaznisë dhe të rikthehet te suksesi në kampionat, ndërsa AF Elbasani vjen në këtë ndeshje pas tre javësh pa fitore dhe kërkon triumfin për të barazuar Egnatian në renditje. Në të njëjtën orë, në Vlorë, Flamurtari do të përballet me Bylisin. Vlonjatët, që renditen në vendin e parafundit, do të kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi...