Java e 19-të e Superiores do të luhet në mesjavë, mësohen oraret
12 Janar 2026 18:54 Telesport Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 19-të. Tre takime do të luhen më 14 janar. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylis do të presë Tiranën në orën 13:30. Në orën 17:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia – Egnatia, ndërsa në “Elbasan Arena”, AF Elbasani do të përballet me Flamurtarin. Të enjten janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, do të luhet ndeshja Partizani – FK Vora. Java e 19-të do të mbyllet me takimin Teuta – Dinamo City, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00. Abissnet...
Burimi:
telesport.al