Java 29-të e “Abissnet Superiore” mbyllet me fitoren e Tiranës. Rezultatet e plota dhe renditja (tabela)

Java 29-të e “Abissnet Superiore” mbyllet me fitoren e Tiranës. Rezultatet e plota dhe renditja (tabela)

22 Mars 2026 17:21 Telesport Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua gjatë fundjavës me përballje të luftuara dhe rezultate që ndikojnë në garën për “Final 4” dhe në betejën për mbijetesë. Sfida hapëse e kësaj jave mes AF Elbasani dhe Egnatia, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim pa gola 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë. Fitore të rëndësishme mori Bylis, që në stadiumin “Adush Muça” mposhti Flamurtarin 2-1 dhe siguroi tri pikë me shumë vlerë. Në Durrës, përballja mes Teuta dhe Partizanit në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi 2-2, në një sfidë të luftuar deri në fund. Pa gola u mbyll edhe dueli mes Vllaznisë dhe Dinamo City në stadiumin “Loro Boriçi”, me rezultatin 0-0....